e diel, 13 shkurt 2011

Uria globale


Një studim i komisionuar nga qeveria britanike bën thirje për veprim urgjent për të parandaluar urinë globale në dekadat e ardhshme.
Popullsia në botë parashikohet të rritet në 9 miliard deri në 2050 dhe përllogaritjet sugjerojnë se prodhimi i ushqimeve do të duhet të dyfishohet në 40 vitet e ardhshme për të ushqyer të gjithë.
Vitin e kaluar kemi njoftuar për rritjen në masë të çmimeve të ushqimeve dhe pakësimin e burimeve, qofshin tokë, ujë dhe apo naftë.
Pengesat janë të shumta. Sër John Beddington, këshilltari kryesor shkencor i qeverisë britanike theksoi sfidat e mëdha, të cilat duhet të tejkalohen.
"Ne e dimë që bota po zhvillohet dhe kërkesat për produkte bazë, ushqim, ujë dhe energji, do të rriten me rritjen e prosperitetit, " thotë
zoti Beddington.
"Alternativa është që të mos prodhojmë me shumë sa për të plotësuar nevojat vetjake, megjithëse njerëzit do ta debatonin këtë."
"Duhet të diskutojmë për mënyrat se si ta adresojmë intensitetin e prodhimit dhe ky inntesitet është kyç."
"Çështja e dytë është se si të ndalen humbjet dhe nga humbje kam parasysh magazinimin e dobët, infrastrukturën e dobët dhe sëmundjet".
Shumë mendojnë se kjo zgjidhje si ajo e Ndryshimeve Klimatike dhe Borxhi Global, mund të vihet në praktikë përmes ndihmës ndërkombëtare.
Alternativat për daljen nga uria
Olivier de Schutter është raportuesi special i OKB-së për "të drejtën për ushqim".
Ai ka njohuri për raportin, megjithëse nuk ka qënë në mesin e shkencëtarëve ndërkombëtare që kanë ndihmuar në përpilimin e tij.
De Schutter : Duhet të kuptojmë se theksimi i nevojës për të rritur prodhimin e për të përmbushur kërkesat, nuk mjafton.
Së pari, sepse e marrim për të qënë faktin që do të ketë më shumë kerkesa për agro-energji, biokarburante, ne pranojmë që do të vazhdojmë të konsumojmë më shumë mish dhe popullsia do të ketë tendencën të zgjedhë një dietë të pasur me mish dhe këto janë gjëra, mbi të cilat duhet të punojmë.
Së dyti, duhet të kuptojmë se këmbëngulja në nevojën për të prodhuar më shumë ushqime është diçka, nga e cila nuk kanë përfituar fermerët e vegjël dhe të varfërit në zonat rurale të botës në zhvillim, që shpesh janë konsideruar jo konkurues dhe ku ne nuk kemi investuar sa duhet.
Për këto arsye, mendoj që një qasje thjesht në sasi, e cila përpiqet ta adresojë ç'ekuilibrin mes kërkesës dhe ofertës, duke rritur prodhimin e udhqimeve në tregjet globale, nuk është e mjaftueshme.
BBC: Atëherë cila është alternativa sepse ne kemi nevojë për më shumë ushqim për të ushqyer më shumë njerëz?
De Schutter : Uria mund luftohet duke rritur të ardhurat e shumë të varfërve në vendet në zhvillim.
Arsyeja kryesore përse sot ka shumë njerëz të uritur, nuk është mungesa e ushqimeve është sepse këta njerëz prej vitesh janë lënë pas dore dhe thjesht nuk kanë fuqinë blerëse që kërkohet për të blerë ushqimin që prodhohet për tregun.
Këta njerëz duhet të kenë të ardhura më të larta për punën e tyre, dhe për këtë arsye ne duhet t'i organizojmë më mirë fermerët duke u krijuar atyre mundësinë që të marrin më shumë të ardhura, një porcion më të madh të vlerës së ushqimit që ata prodhojnë.
Nuk ka rrugë tjetër, por veçse që ta shohim urinë si një çështje të veçantë dhe jo si një problem teknik që mund të adresohet me zgjidhje teknologjike.
BBC: Kjo është gjendja për momentin, por çfarë mund të thuhet në të ardhmen? Ju po thoni që t'i fuqizoni këta njerëz, por përsëri do të ketë mungesë ushqimesh apo jo?
De Schutter : Mendoj se shpesh e keni nënvlerësuar kapacitetin e fermave të një shkalle më të vogël, për të ushqyer botën.
Fermat e vogla mund të jenë jashtëzakonisht produktive për hektarë, pra mund të jenë shumë efeçiente përsa i takon burimeve natyrore, janë fermat më të mira për të adresuar problemin e ndryshimeve klimatike dhe për këtë arsye besoj se duke investuar në ferma të kësaj shkalle është rruga që duhet të synojmë
BBC : A shikoni një rol më të madh të ushqimeve të modifikuara gjenetikisht?
De Schutter : Ne duhet të mirëpresim çdo lloj teknologjie që mbështet bujqësinë e fermerëve të vegjël e të varfër.
Problemi me drithrat e modifikuara gjenetikisht qëndron në faktin që patenta për këto drithra është në dorën e një grupi të vogël kompanish që marrin një pjesë të madhe të fitimeve nga ushqimet që blejnë konsumatorët.
Kjo krijon një varësi për fermerët e vegjël që është shumë problematike në një periudhë afatgjatë.
Për fermerët e vegjël nuk mund të jetë e përballueshme, kjo lloj teknologjie që mbrohet nga rregullat e të drejtës së patentës dhe përqindet e fitimit.
 

Nuk ka komente:

Posto një koment