e diel, 13 shkurt 2011

FMN,BE dhe Banka Qendrore Evropiane shprehin keqardhjen për ndodhinë e së premtes



Keqardhjen e tyre shprehin të dërguarit e FMN-së, BE-së dhe BQE në një deklaratë që lëshuan të shtunën pas mesnate, për përyshtypjet që u krijuan në Greqi pas konferencës për shtyp të së premtes, ku midis të tjerash sugjeronin edhe privatizime dhe shitje të pasurisë shtetërore, deri në shumën e 50 miliardë eurove dhe që ngriti një furtunë reagimesh nga politika greke. Pas protestës që bëri edhe vetë kryeministri Papandreu, në kontaktin telefonik me drejtorin e FMN-së D.S.Kahn dhe Komisionerin Oli Rehn, në deklaratën e të dërguarve të “Trojkës” thuhet:
“Me përfundimin e misionit tonë të përbashkët, dje, konstatuam se programi ekonomik i Greqisë vazhdon në rrugë të drejtë. Theksuam, gjithashtu, se vazhdojmë të përkrahim plotësisht qeverinë për realizimin e objektivave të saj, domethënë të stabilitetit financiar dhe të rivendosjes së zhvillimit dhe antagonizmit, sikurse përshkruhet qartë edhe në “Memorandumin” mbi programin. Bashkëpunimi ynë për këtë qëllim bazohej përherë dhe bazohet në besimin reciprok. Tre Organizmat tanë respektojnë plotësisht kompetenencat e qeverisë në të gjitha aspektet e marrjes së vendimeve ekonomike, kurse roli ynë ka të bëj me dhënien e këshillave dhe përkrahjen e qeverisë me paraqitjen e alternativave rezervë gjatë marrjes së vendimeve. Është për të ardhur keq nëse në një moment të caktuar u krijua tjetër ide. Jemi koherentë të gjendjes së vështirë me të cilën përballet ekonomia greke dhe respektojmë absolutisht përpjekjet e spikatura që bën populli grek. Vazhdojmë të përkrhaim këto përpjekje”, përfundon deklarata e të dërguarve të “Trojkës”.


Nuk ka komente:

Posto një koment