Anullohet greva 24 orëshe e shpallur nga punonjësit e MTP në Atikë, për ditën e nesërme, e mërkurë 9 Mars.
Kështu normalisht do të qarkullojnë nesër të gjitha mjetet e transportit publik në Atikë.
Kryesitë e sindikatave të punonjësve të MTP, bënë të njohur nëpërmjet një njoftimi për mediat,vendimin për anullimin e grevës për shkak të kushteve të vështira të motit, me qëllim mundësimin e qarkullimit normal dhe të sigurtë të pasagjerëve.
Gjithashtu anullohet edhe ndërprerja e punës e makinistëve të trolejve, e planifikuar për ditën e sotme.
Nuk ka komente:
Posto një koment