e martë, 8 mars 2011

"Ekonomia e zezë" arrin në 1 miliardë euro në Athinë



Alarmin kanë lëshuar pronarët e njësive tregtare dhe të hoteleve në qendër të Athinës. Aktivitetet e tyre rrezikojnë të mbyllen për shkak të getizimit të zonës dhe fenomenit të paraekonomisë. Blerësit e kanë tepër të vështirë të arrijnë deri në dyert e dyqaneve apo hoteleve, pasi situata që mbizotëron në qendër, sidomos në orët e pasdites dhe të darkës (për të mos përmendur natën) nuk ofron më siguri.
Madje, sipas studimit të Institutit të Kërkimeve dhe Parashikimeve Turistike me titull “Getizimi i Qëndrës Historike të Athinës dhe pasojat e këtij fenomeni në jetën ekonomike të qytetit”, paraekonomia në qendrën e Athinës ka arritur në 1 miliardë euro, ndërsa110 holete rrezikojnë të mbyllen.
Po kështu, Instituti vë në dukje se gjatë dy viteve të fundit, njësitë tregtare të qendrës së Athinës humbën rreth 25% të klientelës së tyre dhe xhiroja u ul rreth 31%.

Nuk ka komente:

Posto një koment