Një raport përvëlues ka publikuar kryetari i Bashkisë së Athinës Jorgos Kaminis. Me lugë floriri duket se hanin punonjësit e bashkisë, përderisa u zbulua se kishin shpenzuar plot 1 milion euro nëpër takimet, veprimtaritë etj., në kuadër të marrëdhënieve publike dhe rreth 182.000 euro për blerje dhuratash, midis të cilave edhe mansheta, rripa, iPhone, laptop dhe kamera. Të gjitha këto shpenzime vetëm në radiostacionin e bashkisë “9, 84 fm” për vitin 2010.
Po kështu, kryebashkiaku i Athinës në raport përmend edhe rastin e një gazetari i cili për dy dhjetëminutësha në javë merrte 2.500 euro dhe të një rasti tjetër, ku gazetari paguhej me 6.000 euro në muaj, ndonëse banesa e tij rezidente ishte në ishull!Sipas reportazhit të gazetës “Ta Nea”, në të njëjtin moment, bashkia po ndeshet me borxhe prej 77 milionë eurosh, ndërsa huatë llogariten në 220 milionë euro, fakt që rëndon dukshëm problemin e likuiditetit të bashkisë.
Pasojë e kësaj situate ekonomike është edhe shkurtimi i buxhetit për vitin 2011 i cili është caktuar në 818 milionë euro, rreth 172.000 milionë euro më pak në krahasim me vitin e kaluar. Në këto kushte, kryebashkiaku Jorgos Kaminis premtoi se do të vihet thikë në të gjitha shpëndorimet dhe rregull në ekonominë e bashkisë.
Nuk ka komente:
Posto një koment