“Apel dramatik” drejtuar emigrantëve grevistë të urisë në pallatin “Ipatia”, të ndalojnë grevën dhe të lejojnë kurimin e tyre bëri sot qeveria greke, duke përjashtuar njëkohësisht mundësinë e legalizimit të tyre.
Burime nga ministria e Brendëshme, ftuan sot grevistët e urisë, për të shkuar të gjithë në spital, duke mbrojtur kështu shëndetin e tyre, dhe të pranojnë propozimin e qeverisë në të cilin “nuk është e mundur të përmblidhet edhe legalizimi i tyre”, komentuan ata.
Sikurse theksojnë të njëjtat burime, ngjarjet tragjike të Sudës (port ushtarak në Kretë, ku humbën jetën tre shtetas nga Bagladeshi, të cilët vinin nga Libia dhe u hodhën në det pak përpara se të ankoroej anija, duke mos dëshiruar të rikthehen në atdhe), “vërtetojnë me mënyrën më dramatike pozicionimin e palëkundur të qeverisë, se çdo diskutim për legalizimin e emigrantëve është i rrezikshëm dhe pa rrugëzgjidhje”.
Ndërkohë, burimet nga MPB-ja shprehin pakënaqësinë e hapur për mbështetësit e versionit të vazhdimit të grevës, me komentin “përkrahja e kokëfortësisë është jo vetëm papërgjegjësi por edhe e dëmshme dhe vrastare”.
Nuk ka komente:
Posto një koment