e enjte, 10 mars 2011

Bizhuteri me vlerë 14 milionë euro, në kanalin e ujrave të zeza!



Policia franceze mundi përfundimisht të gjejë edhe pjesën e fundit nga sendet e çmuara që u vodhën në argjendarinë Harry Winston, në Paris, përpara dy vjetësh. Gjeti 19 unaza dhe 3 palë vathë në kanalin e ujrave të zeza, bri shtëpisë së njërit nga  9 të akuzuarit për grabitjen spektakolare.
Në 4 Dhjetor 2008, persona patën hyrë në dyqanin e argjendarisë Avenues Montaigne, dhe ikën andej me sende me vlerë 25 milionë euro. Si rezultat i kësaj, kompania e sigurimeve që mbulonte argjendarinë, premtoi 1 milionë euro honorar për këdo që do jepte të dhëna për autorët e grabitjes.
Policia ndaloi 25 persona përpara 6 muajsh dhe arrestoi 9 prej tyre me akuza por deri së fundi, 80% e mallit të grabitur ishte gjetur. Tashmë, u zgjidh i gjithë sekreti përsa i përket edhe pjesës tjetër.

Nuk ka komente:

Posto një koment