e enjte, 10 mars 2011

Nobelisti Dalai Lama njofton dorëheqjen



Dorëheqjen, nga kreu politik i qeverisë së Tibetit në mërgim, njoftoi sot Dalai Lama.
“Qysh nga 1960 kam bërë të qartë mendimin tim se tibetianët kanë nevojë për një udhëheqës të zgjedhur me votën e tyre të lirë, të cilit do të mund ti kaloj pushtetin” deklaroi Dalai Lama në një fjalim në qytetin Daramsala në Indinë Veriore, vend ku jetojnë tibetianë të mërguar. “Tashmë, erdhi momenti që kjo të ndodhë”, vazhdoi ai.
“Është për të mirën e së ardhmes së tibetianëve. Nuk është një vendim që e mora nga dëshpërimi”
Udhëheqësi 75 vjeçar  i tibetianëve në mërgim, i cili është lauruar me çmimin e Nobelit të Paqes, shtoi se do kërkojë një rezolutë, e cila do ti lejojë të japë dorëheqjen, gjatë punimeve të parlamentit tibetian në Mars.
Zëdhënësi i shtypit i Dalai Lama, ka bërë të njohur qysh nga Nëntori i kaluar, dëshirën  e tij për të dhënë dorëheqjen nga roli i tij politik, si udhëheqës i qeverisë tibetiane në mërgim, për të përfituar kështu më shumë kohë, pa hequr dorë, gjithsesi, nga roli i udhëheqësit shpirtëror.

Nuk ka komente:

Posto një koment