e enjte, 10 mars 2011

KE propozon ndryshimin e Kodit të Kufinjve Schengen



Ndryshimin e Kodit të Kufinjve të zonës Schengen, me qëllim lehtësimin, në mënyrë të kontrolluar, të qarkullimit të personave në kufijtë e jashtëm dhe të brendshëm të Bashkimit Europian, propozon në Bruksel Komsioni Europian.
Komisioni thekson se ndryshimet e propozuara do të përmirësonin transparencën e rregullave aktuale dhe do të ndihmonin në përballimin e problemeve praktike që rezultuan gjatë viteve të para të funksionimit të Kodit të Kufinjve të zonës Schengen.
Duke komentuar inisiativën e Komisionit, komisionerja kopetente për çështjet e brendshme, deklaroi: “Propozimi konkret do të kontribuojë në kryerjen më të shpejtë të kontrolleve kufitare dhe në rritjen e shkallës së sigurisë për udhëtarët dhe rojet e kufirit. Me sanksionimin e këtyre rregullave të reja, shpresojmë se do të minimalizohen vështirësitë administrative për ata që udhëtojnë brenda dhe për në Bashkimin Europian. Kështu, jeta e qytetarëve tanë do të bëhet më e lehtë”.
Ndër pikat bazë të propozimit mund të përmendim: Bashkëpunim më i mirë i BE-së dhe vendeve të treta. Sanksionimi i një kuadri ligjor për realizimin e marrëveshjeve dypalëshe, me qëllim kontrollin e përbashkët të kufinjve etj. Po kështu, propozohet edhe intensifikimi i kontrolleve kufitare.
Në këtë kontekst, kërkohet krijimi i korsive të veçanta për udhëtarët për të cilët nuk kërkohet vizë. Gjithashtu, propozohet luftimi i burokracisë; garantimi në shkallë më të madhe i sigurisë për udhëtarët dhe rojet kufitare.

Nuk ka komente:

Posto një koment