e mërkurë, 16 mars 2011

Rritje dhe zbutje të gjobave parashikon Kodi i ri i Qarkullimit Rrugor



Ndyshime në Kodin e Qarkullimit Rrugor, përsa u përket gjobave dhe kufijve të shpejtësisë, palnifikon ministria e Infrastrukturës së Greqisë.
Kufiri maksimal i shpejtësisë do të vazhdojë të jetë 130 km/h, por do të rishikohet ajo në segmente të veçanta rrugore jashtë zonave të banuara.
Ndërkohë, nuk ndryshojnë gjobat e rënda, deri në 700 euro, të shkeljes së Kodit të Qarkullimit, sikurse janë kalimi me stop, kalimi me semafor të kuq, drejtimimi i automjetit nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe lëndëve narkotike.
Planifikohet rritja e gjobës për parkimin e dyfishtë në 60 euro, 300 euro për parkimin në trotuaret për personat me lëvizje të kufizuara dhe 160 euro për parkimin mbi trotuar.
Në të kundërt, shikohet mundësia e uljes së gjobës deri në 50% të hedhjes së mbeturinave nga automjeti në lëvizje, shkelje të orarit të furnizimit të dyqaneve, si dhe mungesa e masave për sigurinë pasive, sikurse janë rripat dhe helmetat, nga 700 euro në 490 euro.
Vendimet përfundimtare për KQRR, pritet të jenë gati  Qershorin e ardhshëm.

Nuk ka komente:

Posto një koment