e enjte, 17 mars 2011

Tornatori që “parashikon” falimentimin e Greqisë



Një 43-vjeçar nga Kreta, tornator në profesion, duket se është dërguesi i “lajmit”që nëpërmjet e-mail-i u dërgua masivisht në faqet internetike dhe“parashikonte” me siguri të plotë se “Greqia do të falimentojë në datën 25 Mars, ditën e premte”.
Sektori i Krimeve Elektronike gjeti gjurmët e tornatorit, por ende nuk është bërë denoncimi ligjor ndaj tij, pasi nga policia pritet të saktësohen shenjat e plota elektronike.
Në e-mail-in e dërguar, 43 – vjeçari prezantohej si “punonjës i lartë banke”dhe “njoftonte” për falimentimin që e priste vendin në datën 25 Mars, duke iu referuar “të dhënave nga brenda”.
“Lajmi” në fjalë, që ishte dërguar në qindra blogs, nga një internet cafe në Kretë, shkaktoi nervozizëm të madh në jetën politike greke dhe përplasje të ashpër mes PaSoK-ut dhe Demokracisë së Re.
Në “lajm” midis të tjerash, shkruhej: “nga persona të ministrisë së Brendshme, mësova se në Zyrën e Përgjithshme të Kontabilitetit shtetëror, është vënë në funksionim mekanizmi i ndalimit të pagesave të rrogave dhe pensioneve. Mekanizmi shtetëror ka analizuar të dhënat dhe ngelet vetëm dhënia e urdhërit. Nga dje pasdite, nga telefonata që kisha me njerëz të ministrisë së Ekonomisë, kolegë të sektorit bankar si dhe gazetarë, të gjithë janë të të njëjtit mendim. Shkojmë drejt falimentitmit”.
Sipas të dhënave të gazetës “To Vima”, 43 vjeçari tha – nëpërmjet avokatit të tij- se kur mësoi se çfarë pati ndodhur në të vërtetë, “u bëra gati të hidhesha nga dritarja. Kur më thanë se u angazhua PaSoK-u, Demokracia e Re dhe Parlamenti, ika nga shtëpia”.

Nuk ka komente:

Posto një koment