e premte, 1 prill 2011

Qeveria greke shpall programin e punësimit të shtetasve të huaj për vitin 2011-2012



Qeveria greke ka shpallur programin e punësimit të shtetasve të huaj për vitin 2011-2012. Vendimi është nënshkruar nga minsitri i Brendshëm, Janis Ragusis, Ministri i Jashtëm Dhimitris Drucas si dhe nga zëvendësministrja e Punës Ana Dalara. Në të përcaktohet numri i saktë i lejeve të qëndrimit për shtetasit nga vendet jashtë Bashkimit Europian, të cilët thirren për t’u punësuar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë greke.
Konkretisht, në Periferinë e Egjeut Jugor do të jepen për vitin 2011-2012, 212 leje qëndrimi për punë të varur ose rezonale. Në Periferinë e Greqisë Qendrore 604 leje qëndrimi. Në Periferinë e Maqedonisë Perëndimore 1524 leje qëndrimi. Në Periferinë e Epirit për vitin 2011 do të jepen 122 leje qëndrimi. Në Periferinë e Atikës 790 leje qëndrimi. Në Periferinë e Maqedonës Lindore dhe Thrakës 822 leje qëndrimi. Në periferinë e Peloponezit 150 leje qëndrimi. Në periferinë e Kretës 110 leje qëndrimi. Në Periferinë e Maqedonisë Qendrore 18745 leje qëndrimi. Në periferinë e Greqisë Perëndimore 141 leje qëndrimi. Në Periferinë e Egjeut Verior 138 leje qëndrimi. Në Periferinë e Thesalias 576 leje qëndrimi dhe në Periferinë e Ishujve të Jonit 137 leje qëndrimi.
Punëtorët e huaj do të punësohen kryesisht në këto specialitete: ndihmës shtëpiake, punëtorë ndërtimi, teknikë ndërtimi, kuzhinerë, bujqër dhe blegtorë, peshkatarë, inxhinjerë, përkthyes-interpretë, mësues veglash muzikore, masazhier etj.
Sipas vendimit ndërministror, kohëzgjatja e lejes fillestare të qëndrimit për punë të varur të shtetasve të vendeve të treta do të jetë 1-vjeçare. Përsa i përket të punësuarve sezonal leja e tyre e qëndrimit do të lëshohet për një periudhë kohore 2 deri në 6 muaj. Ndërsa kohëzgjatja e lejes së qëndrimit të punëtorëve në sektorin detar nuk do t’i kapërcejë të 10 muajt. Pas publikimit në Gazetën Zyrtare, vendimi do të fillojë të zbatohet menjëherë.

Nuk ka komente:

Posto një koment