Investime të shumës prej 100 milionë euro do të disponojë Banka Tregëtare dhe e Zhvillimit të Detit të Zi në Shqipëri, katërvjeçarin e ardhshëm, me qëllim zhvillimin e saj.
Nënpresidenti i Bankës Andrei Kondakov deklaroi se , dhënia e kësaj shume bën pjesë në planin strategjik të Bankës për zhvillimin e Shqipërisë, në periudhën 2011- 2014.
Z. Kondakov rikujtosi se katërvjeçarin e fundit banka ka investuar në Shqipëri shumën e 60 milionë euro-ve. Investimet kanë pasur të bëjnë kryesisht me fushën e telekomunikacioneve të sistemit bankar dhe të minierave.
Në periudhën 2011- 2014, banka do përkrah me investime fushën turistike, infrastrukturale (kryesisht porte dhe rrugë) si dhe atë bujqësore, theksoi z. Kondakov.
Nuk ka komente:
Posto një koment