“Do largohen emigrantë, pasi kemi ligje”, deklaroi zëvendësministrja greke e Punës znj. Ana Dalara, duke folur në mikrofonin e radiostacionit BHMA 99,5. Por ajo deklaroi gjithashtu se po bëhen përpjekje për të gjithë ata që rrezikojnë të “dalin” nga ligjshmëria.
Znj. Dalara vlerësoi se, në bazë të të dhënave të Policisë Greke dhe të Qendrave të Punës, do të qëndrojnë në Greqi rreth 500.000 emigrantë.
Në lidhje me emigrantët të cilët vijnë në Greqi, do të bëhet, sikurse theksoi zëvendësministrja, “kontrollimi i të dhënave dhe shqyrtimi i qëllimit të tyre. Do të marrë azil ose nuk do të marrë? Nëse merr, atëherë kemi të bëjmë me një ligj ndërkombëtar. Nëse nuk merr, ekzistojnë dy kategori: Ushtrohet deportimi, në bazë të ligjit ose nuk është i mundur deportimi”.Midis të tjerash znj.Dalara deklaroi: “Nuk je i ligjshëm. Nuk mund të qarkullosh brenda vendit dhe të rëndosh qendrën historike (të Athinës) dhe qytete të tjera.
Atëherë, merr një leje të përkohshme qëndrimi 3 ose 6-mujore-dhe ky është një veprim i ri që duhet të ndërmerret-dhe shkon në vendet ku mund të punësohesh dhe të ofrojnë kushte jetese njerëzore, derisa të kthehesh në vendin tënd”.
Nuk ka komente:
Posto një koment