Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e trevjetorit të pavarësisë bëri homazhe te varri i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ndërsa theksoi se në këtë ditë meritojnë nderime meritojnë të gjithë ata që punuan për shtetin e Kosovës.
Ai tha se presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova ka një kontribut të madhë për këtë ditë, ndërsa vizitoi edhe familjen Rugova, për herë të parë, në shtëpinë e tyre në Velani.
Nderime tek varri i Rugovës dhe takim me familjen e tij pati edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.Pacolli vlerësoi kontributin e madhë të ish-Presidentit Rugova për ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe duke qenë se është kandidati potencial për Presidencën e Kosovës, ai tha se Rugova për të është një shembull i mirë presidenti.
Ndërsa për sa i përket koalicionit qeverisës, Thaçi edhe Pacolli kanë mohuar të kenë diskutuar çështje që lidhin koalicionin qeverisës me djalin e ish-Presidentit, Ukë Rugovën.
Nuk ka komente:
Posto një koment