e martë, 8 shkurt 2011

Arabia Saudite: Fushatë në Facebook për zbatimin e reformave politike, shoqërore dhe ekonomike



Një grup saudarabësh nisi fushatë në Facebook për zbatimin e reformave politike, shoqërore dhe ekonomike në Arabinë Saudite, ku kërkohet vendosja e monarkisë Kushtetuese.
Grupi, që numëron rreth 2000 anëtarë, titullon fushatën “populli kërkon reformimin e sistemit”, duke parapelizuar thirrjen kryesore të demonstruesve egjiptianë “populli kërkon rënien e sistemit”. Në manifest bëhet lutje për vendosjen e “monarkisë demokratike” dhe “zhvillimin e zgjedhjeve”.
Monarkia totalitare e Arabisë Saudite, organizoi në vitin 2005 zgjedhjet e para plotësuese në historinë e vendit, pa pjesmarrjen e grave.

Në maj të 2009-ës, qeveria Saudarabe zgjati për dy vjet mandatin e këshillave bashkiakë, duke shmangur në këtë mënyrë zgjedhjet lokale, të cilat ishin planifikuar po atë vit.
Grupi në Facebook kërkon “respektimin e të drejtave të njeriut” në mbretërinë e Arabisë Saudite, dhe “njohjen e të drejtave të grave”, të cilat nuk kanë të drejtë të drejtojnë automjete dhe të punojnë, të martohen apo udhëtojnë pa lejen e një mashkulli të familjes.
Grupi kërkon, gjithashtu, vendosjen e “sistemit të pavarur gjyqësor”, “ndarjen e drejtë të burimeve fitimprurëse” të vendit si dhe ndërmarjen e “masave për luftimin e papunësisë”.
Twitter dhe Facebook luajtën rol vendimtar në demonstrat që sollën rënien e presidentit tunizian Ben Ali dhe në ato kundër regjimit egjiptian.

Nuk ka komente:

Posto një koment