Fëmijët e emigrantëve nuk duhet të mbahen në ambientet e pritjes dhe izolimit, thekson Këshilltari për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës Tomas Hammarberg.
Frikën dhe pasigurinë përjetojnë fëmijët e emigrantëve, që mbërritën të pashoqëruar ose me prindërit e tyre në shtetet Evropiane dhe mbahen në burgje ose në ambiente për pritjen e emigrantëve, edhe pse vet ata nuk kanë kryer asnjë vepër penale, nënvizon Këshilltari për të drejtat e njëriut të Këshillit të Evropës Tomas Hammarberg.
Në shumicën e rasteve, thekson, fëmijët e emigrantëve nuk kanë të drejtë të gëzojnë shërbime shëndetësore dhe arsimimi dhe janë të pambrojtur ndaj akteve të dhunës.
Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta statistike, analizat e shërbimeve të OKB-së dhe OJQ-ve vërtetojnë se mijra fëmijë emigrantësh vazhdojnë të mbahen sistematikisht, me gjithë vërejtjet e Këshillit të Evropës dhe Bashklimit Evropian, sqaron Këshilltari.
Z. Hammarberg rikujton se politika që zbatohet nga qeveritë evropiane nuk është humane dhe ndodhet në kundërshtim të plotë me marrëveshjen e OKB-së për të Drejtat e Fëmijës, që përcakton se “izolimi duhet të përdoret si masa e fundit, për afatin më minimal të mundshëm, duke marrë parasysh interesat imediate të fëmijës si të rëndësisë parësore”.Duke sjellë si shembull Francën që në vitin 2009 u mbajtën 368 fëmijë emigrantësh, me mesatare moshe 8 vjeç, bashkë me pjestarë të tjerë të familjes, Këshilltari nxit qeveritë evropiane të ndryshojnë politikat ndaj fëmijëve të emigrantëve dhe rikujton vendimin përkatës të Asamblesë së Këshillit të Evropës, në bazë të së cilit, ishte konstatuar se “fëmijët e emigrantëve nuk duhet ti ushtrohen asnjë lloji izolimi”.
Duke i u referuar së fundi Anglisë, e cila posedon numrin më të madh të fëmijëve të emigrantëve që ndodhen të ndaluar, z. Hammarberg u shpreh se qeveria e re vendosi ti jap fund kësaj praktike edhe megjithëse ky vendim zbatohet pjesërisht, numri i fëmijëve të ndaluar është ulur seriozisht. Ky është një lajm i mirë, përfundon Këshilltari.
Nuk ka komente:
Posto një koment