e enjte, 17 shkurt 2011

Australia udhëzon qytetarët e saj të bëjnë kujdes në Greqi



Ministria e Jashtme e Australisë, rivlerëson udhëzimin për Greqinë, duke paralajmëruar vizitorët, nga njëra anë për shfaqjen e papritur të dhunës, me vendosjen e eksplozivëve në ndërtesat private dhe qeveritare dhe nga ana tjetër për grevat e përsëritura të punonjësve të Transportit Publik.
Në udhëzimin e dytë të ministrisë, i cili nuk ndryshon shumë nga i mëparshmi i lëshuar prej saj, shënohet se “dhuna mund të lind pa paralajmërim në Greqi, vend ku shënohen vendosje bombash në ndërtesa private dhe shtetërore”.
Në udhëzimin turistik, nënvizohet më tej për qytetarët australianë se “grevat ndohin më shpesh në Greqi. Greva shënohen edhe në mjetet e transportit publik, me pasojë ndikimin në planet tuaja për të udhëtuar në Greqi”.

Nuk ka komente:

Posto një koment