Greqia dhe Italia kanë shrehur hezitim në propozimin e Komisionit Evropian për uljen vjetore të borxhit shtetëror të vendeve të BE-së, sipas një njoftimi të agjencisë Bloomberg.
Propozimi i Komisionit Evropian, në kuadrin o rishikimit të Marrëveshjes së Zhvillim Stabilizimit për përforëcimin e disiplinimit financiar, parashikon që vendet anëtare me borxh më të lart se 60% të Produktit Kombëtar Bruto do të jenë të detyruara të ulin çdo vit defiçitin e tyre në masën 1/20, në të kundërt do të ndëshkohen.
Borxhi i jashtëm i Greqisë pritet të arrijë në 156% të PKB-së në 2012-ën, sipaa vlerësimeve të Komisionit të cilave u referohet agjencia- përpara se të nisë të ulet në vitin 2013. Nëse zbatohet propozimi i Komisionit Evropian, borxhi i Greqisë duhet të paraqesë një ulje prej 5% çdo vit, të cilën Greqia e vlerëson si tepër të lartë, sipas agjencisë.Lajmi i referohet një buletini të BE-së në prag të Samitit të Ministrave të Ekonomisë javën e ardhëshme, i cili shkruan se “të gjitha vendet anëtare përveç dyve prej tyre, pranuan propozimin (v.o.: për ritmin e uljes së borxhit)” dhe se “Italia dhe Greqia shprehin rezerva për synimin aritmetik”.
Italia ka, pas Greqisë, borxhin më të lartë shtetëror në BE dhe do ti duhet gjithashtu të realizojë koeficent të lartë të uljes së tij vjetore, në bazë të propozimit të Komisionit Evropian. Lajmi thotë gjithashtu se, nuk qe e mundur të kontaktoheshin zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë për të komentuar temën.
Nuk ka komente:
Posto një koment