Disa orë pasi deklaroi publikisht se nuk do të largohej nga pushteti deri në zgjedhjet presidenciale të shtatorit, Presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak është larguar nga Egjipti. Lajmin e ka bërë publik rrjeti i njohur mediatik BBC, i cili bën të ditur se Presidenti egjiptian është larguar nga Egjipti bashkë me familjen e tij.
BBC thekson më tej se nuk dihet se në ç’vend ka shkuar Presidenti Mubarak, i cili as 24 orë më parë mbrëmjen e të enjtes deklaroi përballë popullit se nuk do të marrë parasysh asnjë thirrje nga jashtë, por do të qëndrojë në detyrë.
Gjatë fjalimit të tij të mbajtur në televizionin kombëtar Mubarak tha se “Shpreh angazhimin tim për të vazhduar dhe për të mbrojtur Kushtetutën dhe njerëzit, si dhe të transferoj pushtetin tek cilido që do të fitojë pas zgjedhjeve presidenciale të shtatorit”.Deklaratat për delegimin e pushtetit kanë zhgënjyer ndërkombëtarët pasi si SHBA-të edhe BE u shprehën tejet të zhgënjyer nga kjo lëvizje e Presidentit egjiptian.
Fjalimi i djeshëm ka zëmëruar mijëra egjyptian të cilët paralajmëruan një protestë të fuqishme pikërisht për ditën e premte, protestë të cilën e pagëzuan me emrin “e premtja e lamtumirës”.
Ndërkohë duket se ky zemërim i popullit e ka frikësuar tejet sundimtarin prej 30 viitesh të Egjiptit, duke e bërë të largohet vjedhurazi dhe papruitur Kairua, drejt një vendi ende të paditur.
Megjithatë, televizioni Al Arabia ka transmetuar se Presidenti egjiptianështë larguar drejt Sharm El Sheik-ut, një lajm i pakonfirmuar zyrtarisht.
Nuk ka komente:
Posto një koment