e martë, 8 shkurt 2011

E Majta Demokratike shpreh shqetësimin për lënien pezull të marrëveshjes trepalëshe për Parkun e Prespës



Shqetësimin e saj shpreh partia e Majta Demokratike, për mos zbatimin e marrëveshjes trepalëshe Greqi – Shqipëri – FYROM, ku parashikohet “Mbrojtja dhe Zhvillimi i Parkut të Prespës”. Sipas marrëveshjes në fjalë, të tre vendet u zotuan zyrtarisht të krijojnë, me mbështetjen energjike të BE, mekanizëm bashkëpunimi ndërkufitar për mbrojtjen e ambientit dhe zhvillimin ekonomik të lagunës së Prespës.
Tre vendet dhe Bashkimi Evropian, detyrohen ligjërisht ,tashmë, për krijimin e strukturave të bashkëpunimit me qëllim zhvillimin e strategjive të përbashkëta dhe të zbatojnë masa, sa për mbrojtjen e ambientit aq edhe për aktivitetet njerëzore në zonë sikurse janë bujqësia, peshkimi, turizmi, infrastruktura etj. Gjithashtu, marrëveshja vë në plan të parë tema të rëndësisë së veçantë, siç janë menaxhimi i ujrave, përmbledhur edhe planifikimit të skemave për menaxhimin përfundimtar të ujrave rrjedhëse të lagunës, sikurse parashikon Udhëzimi Evropian për Ujrat, si dhe të ngritjes së grupit të punës për nxitjen dhe zabtimin efikas të kësaj teme të rëndësishme.

Mirëpo, nënvizon grupi i deputetëve të së Majtës Demokratike, në pyetjen që i bëhet në Parlament Ministrisë së Ambientit, marrëveshja është lënë pezull, pasi ende nuk është bërë ratifikimi i saj nga BE dhe tre vendet përkatëse. Vetëm në Nëntor, nëntë muaj pas nënëshkrimit të saj, BE e solli për diskutim atë në Këshillin Evropian Ministror dhe në Parlamentin Evropian. Më pas, vazhdon pyetja e deputetëve, duhet të vijojë ratifikimi nga vendet përkatëse dhe madje në Greqi, me ligj të veçantë nga Parlamenti.
Për shkak të vonesave të mësipërme, kujdesi për zonën në fjalë varet vetëm nga grupe dhe shoqata të veçanta dhe banorët e saj. Në territorin grek, Enti i Përkujdesjes së Parkut Kombëtar të Prespës nuk është në gjendje të përmbush detyrimet e tij për shkak të mangësive ekonomike, personlei i tij është pa paguar këtu e trembëdhejtë muaj, kurse qysh nga Dhjetori 2010 zyrat janë të mbyllura.
E Majta Demokratike pyet Ministrinë e Ambientit “kur do të zhbllokohet Marrëveshja për Parkun e Prespës dhe ç’masa do të merren për funksionimin e Entit Kombëtar për Parkun e Prespës”?

Nuk ka komente:

Posto një koment