e hënë, 21 shkurt 2011

Eulex-i ngre akuza të reja për ish anëtarë të UÇK-së



Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë edhe kundër dy ish-pjesëtarëve të UÇK-së për krime luftë kundër popullatës civile në një kamp në Cahan të Shqipërisë.
Haki Hajdari 48 vjeç nga Skënderaj, i njohur me nofkën “Haki Drenica” dhe Sali Rexhepi 55 vjeç nga Rashkoci i Gjakovës, akuzohen nga një prokuror ndërkombëtar se në bashkëveprim me Riza Alijaj-n dhe anëtarë të tjerë të UÇK-se, të paidentifikuar deri tani, kanë trajtuar civilë shqiptarë në mënyrë çnjerëzore në Cahan të Shqipërisë nga prilli deri në mesin e qershorit 1999, shkruan Koha Ditore.
Numri i të akuzuarve deri tani ka shkuar në pesë dhe pritet te ketë edhe të akuzuar tjerë për krime lufte.

Nuk ka komente:

Posto një koment