Pas gati dy vjetësh, gjithçka nis atje ku ishte lënë. Por tashmë pa problemet e pronarëve të tokave me të cilët kompania e ndërtimit ka rënë dakort për kompensimin e tyre monetar.
Investimi i këtij aksi rrugor prej 3 kilometra i gjatë, po kryhet nga qeveria shqiptare me një fond prej 300 milion lekësh. Firma ndërtuese po shfrytëzon kushtet e mira atmosferike të këtyre ditëve për të avancuar punimet.
Ky aks rrugor prej shumë vitesh ka qenë tejet i dëmtuar. Drejtuesit e mjeteve shpesh herë zgjatnin disa herë rrugën, për të mos dëmtuar automjetet, raporton gazeta “Shekulli”.
Punimet e kësaj rruge pritet të përfundojnë në fillim të verës së këtij viti. Ndërkohë, objekti më i rëndësishëm i këtij aksi rrugor, sipas teknikut Ilir Islamaj, është ndërtimi i Urës mbi përroin e fshatit Barç 20 metër e gjerë dhe me hapësirë drite 9 metër. Pengesë e vazhdueshme për ecjen e punimeve në këto ditë shkurti janë ujrat e përroit.Përveç ndërtimit të urës së re ky aks rrugor do të ketë edhe një sistem të mirë kullimi të ujrave, mbasi ka derdhje të shumta të tyre nga mali mbi aksin rrugor.
Janë parashikuar përveç ndërtimit të kanaleve anësore e pusetave të mbledhjes së ujrave të shiut edhe vendosja e tombinave me diametër 120 centimetra tek kryqëzimi i këtij aksi rrugor me autostradën Korçë-Kapshticë.
Nuk ka komente:
Posto një koment