e premte, 18 shkurt 2011

Policia në Bahrein kontrollon pika kyçe



Policë të armatosur në Bahrein po patrullojnë rrugët e kryeqytetit Manama pasi ata përdorën gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë një protestë anti qeveritare.
Të paktën tre vetë njoftohet se kanë vdekur dhe më shumë se 300 janë plagosur.
Pasi u përpoqën të qetësonin protestuesit, qeveria e Bahreinit bëri një ndryshim të shpejtë në politikë.
Forcat e sigurisë u dërguan për të shpërndarë demonstratën. Punonjës të spitaleve thanë se ata ishin ndaluar të dërgonin ambulanca për të ndihmuar të plagosurit.
Disa orë më vonë, ushtria bëri të ditur se ata kishte marrë nën kontroll pjesë kyçe të kryeqytetit dhe se do të ndërmerrnin masa strikte për të rivendosur sigurinë në vend.
Është një rrugë që e vendos familjen mbretërore të Bahreinit në konfrontim të drejtpërdrejtë me anëtarë të shumicës shiite që përbëjnë pjesën më të madhe të protestuesve. 

Nuk ka komente:

Posto një koment