e diel, 6 mars 2011

PD-LSI, rifreskojnë “martesën” politike



Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama theksoi se negociatat për zgjedhjet lokale me Partinë Demokratike janë konstruktive dhe se do të finalizohen në një kohë shumë të shkurtër. Përmes një konference për shtyp, zyrtari i LSI-së tha se “jemi në një proces negociatash diskutimi dhe konsultimesh me PD-në për të konkretizuar koalicionin edhe në këtë garë zgjedhore”.
Sikurse dihet, LSI pas zgjedhjeve të 2009-ës, edhe pse fushatën elektorale e zhvilloi me flamurin e socialistëve të moderuar, ku akuzonte ashpër qeverinë Berisha për korrupsion dhe kërkonte largimin  e saj nga pushteti,  iu bashkua PD-së dhe formoi me të koalicionin aktual qeveritar.
Kohët e fundit, LSI-ja dhe kreu i saj Ilir Meta janë përfolur mjaft në shtypin dhe në politikën shiptare, për skandalet e njëpasnjëshme ekonomike të cilat janë bërë të njohura në kohë të ndryshme.
Analistë dhe njohës të mirë të jetës politike shqiptare, theksojnë se kompromentimi  i kreut të LSI-së dhe pjesëtarve të tjerë të kryesisë, ndoshta janë edhe grahma e fundit politike e ish socialistit Meta.

Albanews

Nuk ka komente:

Posto një koment