e enjte, 10 mars 2011

Forbes publikon listën e re të miliarderëve



Revista amerikane “Forbes”, si çdo vit, publikoi listën e miliarderëve në të gjithë botën. Kështu, vetëm në Moskë jetojnë 79 miliarderë, të cilët, sikurse shkruan revista,  përbëjnë një të tretën e miliarderëve në Evropë, ndërkohë që në New York jetojnë 58.
“Forbes” shkruan se Kina ka tashmë 115 miliarderë, ndërsa në SHBA jetojnë 413 të tillë.
Gjithsej në botë ekzistojnë sot 1.210 miliarderë. Prej tyre, më i pasuri është meksikani Carlos Slim, i cili mban vendin e parë për të dytin vit me radhë, me një pasuri e cila arrin në shifrën marramendëse të 79 miliardë dollarëve.
I dyti në listë renditet Bill Gates, themeluesi i Microsoft, pasuri personale e të cilit kap shifrën e 56 miliardë dollarëve, kurse në vendin e tretë gjejmë investitorin e njohur Warren Bufet, me 50 miliardë dollarë.
Revista “Forbes” ka vlerësuar se zoti Gates do të qe ende njeriu më i pasur në botë, në rast se nuk kishte dhuruar 28 miliardë dollarë për fondacionin e tij bamirës.
Më poshtë dhjetë personat më të pasur në botë, sikurse I rendit revista “Forbes”:
  1. Carlos Slim Helu & family
  2. Bill Gates
  3. Warren Buffett
  4. Bernard Arnault
  5. Larry Ellison
  6. Lakshmi Mittal
  7. Amancio Ortega
  8. Eike Batista
  9. Mukesh Ambani
  10. Christy Walton & family

Nuk ka komente:

Posto një koment