Parlamenti grek votoi sot në mesditë pro heqjes së imunitetit të tre deputetëve, me qëllim që të vazhdojë ndaj tyre ndjekja penale për shkelje të kryera kur ata nuk ishin deputetë.
Bëhet fjalë për deputetët e PASOK-ut:
Jorgos Arvanitidhis deputet i Selanikut. Ai akuzohet për shpërdorim detyre gjatë periudhës që ushtronte detyrën si kryetar bashkie në Ehedhoro në vitin 2006.
Panajotis Dhimitrulopulos deputet i zonës së Ilias. Ndaj tij rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre gjatë periudhës që ushtronte detyrën si prefekti i Ilias, si edhe akuza të tjera.Argjiris Lafazanis të Halkidës akuzohet për dëshmi të rreme kur ishte në një proces gjyqësor.
Pro heqjes së imunitetit së tre deputetëve të sipërpërmendur ishte shprehur edhe Komisioni i Etikës Parlamentare.
Përfundimisht u hodh poshtë me 13 vota pro dhe 161 kundër, kërkesa e prokurorit për heqjen e imunitetit të zv/kryetares së Kuvendit grek znj. Varvara Nikolaidhu e cila akuzohet për rezistence pasive dhe tejkalim kompetencash.
Nuk ka komente:
Posto një koment