e mërkurë, 9 mars 2011

U refuzoi nënshtetësinë fëmijëve të emigrantëve, largohet ministrja daneze e Emigracionit



U lirua nga përgjegjësitë ministrja e Emigracionit e Danimarkës, Berth Roen Hornbeh, pas pranimit nga ana e saj se shërbimet ministrore, në mënyrë të gabuar, refuzuan dhënien e nënshtetësisë për palestinezë që kanë lindur në vend.
Kryeministri i vendit Lars Lokke Rasmussen njoftoi lirimin e saj nga detyra, pas komunikimit që pati me të.
Sikurse njofton Associated Press, 36 palestinezë që kishin lindur në Danimarkë, nuk morën nënshtetësinë për faj të ministres.
Hornbeh, kishte pranuar muajin e kaluar se, refuzimi i nënshtetësisë që u ishte bërë palestinezëve, shkelte Konventën e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Ministrja në fjalë, mori postin e saj pas zgjedhjve të vitit 2007.
Ndërkohë, po sot, edhe ministrja e Arsimit e vendit, Tina Nederkaad , njoftoi se dha dorëheqjen për “arsye personale”.

Nuk ka komente:

Posto një koment