e enjte, 21 prill 2011

Mbyllet banka e vetme shqiptare në Greqi



Intesa San Paolo (ish-American Bank of Albania), e vetmja bankë shqiptare në Greqi, me tre filiale në Athinë dhe një në Selanik, e cila qysh prej vitit 2004 ka operuar në Greqi, tashmë mbyllet. Këtu e disa muaj, banka ka informuar klientët e saj, që në pjesën dërrmuese janë emigrantë shqiptarë, për të tërhequr llogaritë dhe depozitat e tyre andej dhe ti çojnë ato në bankat greke apo të huaja të Greqisë.
Në një bisedë të sotme me drejtorin e saj në Athinë, zotin Jorgos Markaqis, ai ka thënë për Albanews.gr se, “vendimi për mbylljen e bankës shqiptare në Greqi, ka qenë i bankës mëmë me qendër në Itali. Intesa San Paolo ka mbyllur edhe bankën e saj greke përpara pak kohësh. Ne kemi marrë të gjitha masat për mbylljen e bankës, një pjesë e punonjësve tanë, pasi janë kompesuar, kanë dhënë dorëheqjen kurse për 11 punonjësit që ende angazhon banka, është marrë aprovimi për tu kthyer në atdhe dhe të punojnë në degët e bankës atje”.
Data e saktë e mbylljes së bankës ende nuk dihet, pasi, sikurse na ka thënë zoti Markaqis, “kjo është në kompetencën e Bankës Kombëtare të Greqisë” por gjithsesi, këto ditë, banka shqiptare funskionon vetëm formalisht dhe pret vetëm njoftimin përfundimtar për të kyçur përgjithnjë dyert e saj.

Nuk ka komente:

Posto një koment