e diel, 1 maj 2011

Shqipëria propozon heqjen e pasaportave në Ballkan



Ministri i Brendshëm shqiptar, Bujar Nishani, ka ftuar homologët e tij të vendeve ballkanike(Serbi,Kroaci,Bosnje-Hercegovinë, FYROM,Mali i Zi), të mbështesin propozimin e qeverisë shqiptare për lëvizjen e qytetarëve në të gjitha vendet e Ballkanit, vetëm me kartën e identitetit.
Z. Nishani paraqiti propozimin e tij gjatë takimit të ministrave të Brendshëm të Ballkanit, në të cilin, temë kryesore ishte siguria e kufijve dhe u zhvillua në Durrës.
Në kuadrin e takimit, z.Nishani ka nënëshkruar me homologun e tij serb,Ivica Dasiç, marrëveshjen për rikthimin e personave që qëndrojnë pa leje në vendet përkatëse.
Nishani dhe Dasic shprehën kënaqësinë e tyre për zhvillimin serioz -siç e kanë quajtur- të marrëdhënieve midis Tiranës dhe Beogradit.

Nuk ka komente:

Posto një koment