e enjte, 10 shkurt 2011

Komisioneri i BE-së për energjinë Oettinger llogarit me çmime më të larta për rrymën elektrike



Për arsye të zgjerimit të planifikuar të rrjeteve energjetike evropiane qytetarët e Bashkimit Evropian duhet të përgatiten për çmime më të larta të rrymës elektrike. Bëhet fjalë për një deri dy cent më shumë për kilovatorë, tha komisioneri gjerman për energjinë Günther Oettinger në gazetën “Hamburger Abendblatt”. Kështu mund të financohen lidhjet dhe kapacitetet akumuluese, tha ai.
Për një familje katëranëtarëshe shpenzimet e rritura arrijnë rreth 90 euro në vit. Me zgjerimin përtejkufitar të rrjeteve BE-ja do të garantojë furnizimin afatgjatë me energji dhe furnizimin me një pjesë më të madhe me energji të ripërtëritshme.

Parlamenti grek miraton krijimin e organit për luftimin e financimit ekonomik të terrorizmit



U miratua sot në Komisionin e Pushtetit Publik dhe Drejtësisë në Parlamentin grek, pas leximit të tij të dytë, projektligji për krijimin e Autoritetit për Luftimin e Ligjërimit të të Ardhurave nga Veprime Kriminale të Terrorizmit dhe Kontrollit të Deklaratave të Gjendjes së  Pasurisë.
Pro tij votuan deputetët e mazhorancës. Opozita kryesore abstenoi duke ruajtur të drejtën e pozicionimit në asamblenë Parlamentare, sikurse edhe LAOS, ndërsa partitë e së Majtës, votuan kundër.

e mërkurë, 9 shkurt 2011

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit Kantrimen për vizitë në Prishtinë



Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan për Evropën dhe Euroazi, Tomas Kantrimen, sot pritet të mbërrijë për vizitë në Prishtinë.
Shtypi kosovar sot shkruan se vizita e zyrtarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) vjen pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare të 12 dhjetorit dhe në prag të fillimit të negociatave për formimin e koalicionit qeveritar.

Grupi Drejtues për Kosovën:T’i jepen prova EULEX-it në lidhje me akuzat ndaj kryeministrit



Grupi Drejtues për Kosovën (ISG) me në krye drejtorin e Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith, e uroi Kosovën për trevjetorin pavarësisë dhe rikonfirmoi mbështetjen e tij të vendosur për një vend demokratik, shumëetnik dhe u bëri thirrje shteteve të tjera që ta njohin Kosovën.

Ndalojnë përdorimin e çajit 50 emigrantët, grevistë urie, në Selanik



Vetëm ujë me kripë dhe ujë me sheqer do konsumojnë tashmë të 50 emigrantët që ndodhen në grevë urie në Selanik, pas vendimit të 237 emigrantëve grevistë urie në Athinë, të ndërpresin konsumimin e çajit.

Në pranga një tjetër gardist për ngjarjet e 21 Janarit



Burime zyrtare nga prokuroria e Tiranës bëjnë të ditur se të gjashtë drejtuesit e gardës janë marrë përfundimisht në pyetje. Dy prej tyre janë arrestuar kurse katër janë lënë në gjendje të lirë për tu thirrur kur të shihet e nevojshme nga prokuorët. Dje u ndalua Agim Llupi ndërsa sot është arrestuar Alfred Ahmetcenaj. Vlen të theksohet se deri dje, policia kishte refuzuar të zbatonte urdhërin e arrestit për oficerët e gardës. Më poshtë deklarata e prokurorisë.

100 milionë euro nga Banka e Detit të Zi për Shqipërinë!



Investime të shumës prej 100 milionë euro do të disponojë Banka Tregëtare dhe e Zhvillimit të Detit të Zi në Shqipëri, katërvjeçarin e ardhshëm, me qëllim zhvillimin e saj.
Nënpresidenti i Bankës Andrei Kondakov deklaroi se , dhënia e kësaj shume bën pjesë në planin strategjik të Bankës për zhvillimin e Shqipërisë, në periudhën 2011- 2014.

Ε “pasur” axhenda e Këshillit të Ministrave



Ish-zëvendës Kancelari dhe ish-ministër i Jashtëm i Gjermanisë Joschka Fischer dhe arkitekti Aleksandros Tobazis do marrin pjesë në çeljen e Këshillit të sotëm të Ministrave, me rend dite planifikimin bioklimatik dhe ekologjik.
Temat e tjera të Këshillit të Ministrave, që mblidhet ndën mbikqyrjen e kryeministrit J. Papandreu, përmbledhin projektligjin për reformimin e sistetimit të zbatimit të kontratave, studimeve dhe punëve publike, projektligjin për ndërmjetësuesit e kontratave infrastrukturale në lidhje me ndërtesat, miratimin e projektligjit për shtyrjen e ankandeve nga entet bankare dhe kreditorë të tjerë, si dhe projektligjin për themelimin e Institutit të Politikave Edukuese dhe Shkollat Eksperimentale.

Pushime me aeroplan që i dha hua qeveria egjiptiane bëri kryeministri francez



Kryeministri francez François Fillon pranoi se qeveria egjiptiane i dha hua atij dhe familjes së tij një aeroplan shtetëror gjatë periudhës së pushimeve dimërore për të vizituar një tempull të lashtë.
Veç kësaj, presidenti egjiptian pagoi shpenzimet e familjes Fillon.
Zbulimin e bën gazeta Canard enchaine në numrin e së Mërkurës.
Kryeministri gjendej në Egjipt në periudhën 26 Dhjetor deri në 2 Janar, shpjegoi zyra e tij.
Sikurse shton njoftimi, pas një ftese nga autoritetet, kryeministri prenotoi një aeroplan shtetëror për të shkuar në Abu Sibel me qëllim të vizitojë një tempull.
Në 30 Dhjetor kryeministri francez, u takua me presidentin Hosni Mubarak në Asuan.

Der Spiegel: Greqia do të kërkojë marrëveshje me Zvicrën për depozitat financiare



Sipas deklaratave të burimeve zyrtare të Ministrisë së Financave të Greqisë për revistën “Der Spiegel”, Greqia do të kërkojë një marrëveshje dypalëshe me Zvicrën për depozitat e qytetarëve grekë në këtë vend, e ngjashme me atë që nënshkroi Zvicra me Britaninë dhe Gjermaninë.
Të njëjtat burime kanë thënë se në bazë të marrëveshjes bankat zvicerane do ta detyrohen të paguajnë një përqindje për paratë e grekëve që janë depozituar në to.
Ata janë shprehur se, “me këtë mënyrë nuk do të hapen llogaritë bankare, por do të paguhet një taksë e caktuar me të cilën Zvicra do të “pastrojë” të kaluarën dhe do të vazhdojë të sigurojë anonimitetin e depozituesve.”
Gjithashtu ata kanë theksuar se “askush nuk e di se sa janë depozitat financiare greke që ndodhen jashtë vendit”.

Α. Biberaj: Berisha duhet të ikë, Topi lideri i ardhshëm i PD-së



Largimi i Sali Berishës nuk është më vetëm një kërkesë e opozitës, por ka nisur të artikulohet qartë edhe nga vetë demokratët. I ftuar në emisionin “Zip”, Aleksandër Biberaj ka hedhur emrin e Bamir Topit, si lider i ardhshëm i të djathtës.
Madje sipas tij, Sali Berisha po e çon Partinë Demokratike drejt humbjes në zgjedhjet e pritshme vendore. Biberaj e ka cilësuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar thjesht një ndryshim te vendit, ku kryeministri mbajti konferencën e radhës. Ai deklaroi se “edhe pse memorandumi i Mustafajt mori vetëm votën e tij dhe te Oketës, në fakt ka me dhjetëra mbështetës te tjerë brenda te djathtës, që zgjedhin te heshtin, pasi i tremben përjashtimit”.
Sipas Biberajt, “për të mbajtur pushtetin e vet Sali Berisha, po shton edhe kostot e gabimeve të LSI, duke ngjallur pakënaqësi në bazë”. Për Biberajn “duhet të marrë fund kjo mënyrë qeverisjeje që bën pazare për llogari të një grushti të ngushtë njerëzish”.
Megjithatë, Biberaj ka mohuar, te paktën për momentin, krijimin e një partie të re nga mendjet ndryshe brenda PD-së.

Nesër takimi i Matthew Nemetz me përfaqësues të Greqisë dhe FYROM



Takim për çështjen e emrit të FYROM-it do të kenë nesër në New York përfaqësuesit e Greqisë dhe të FYROM-it me të dërguarin e posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Matthew Nemetz.
Sikurse bëri të ditur zëdhënësi i Sekretarisë së OKB-së, nuk është përcaktuar ende ora ekzakte dhe pas takimit do të jepet deklaratë shtypi.

e martë, 8 shkurt 2011

“Mosbindje” me Dublinin II kërkon PKG-ja për emigrantët



Të mos u bindet normave evropiane që përfshihen në konventën “Dublin II” për lëvizjen e emigrantëve, kërkon PKG-ja me një promemorie drejtuar kryeministrit, me qëllim pajisjen me dokumenta turistike për të “udhëtuar në vendet ku synojnë” brenda BE-së.
Dublini II, nënvizon PKG-ja, “mban peng në vendin tonë mijra emigrantë që kanë si destinacion vende të tjera të Evropës”.
Në promemorie, PKG-ja kërkon gjithashtu dhënie të menjëhershme azili ose mënyra të tjera mbrojtje ndërkombëtare “viktimave të ndërhyrjeve dhe luftrave imperialiste” por edhe veçim të rinovimit të lejes së qëndrimit nga “ensimat” dhe kontrata e punës, dhënia e saj edhe për të papunët, lehtësimi i proçedurës për bashkimin familjar.
Po kështu, PKG kërkon “ligjërimin e menjëhershëm të të gjithë emigrantëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi, kryesisht të atyre që ndodhen për një periudhë të gjatë, kanë familje dhe kanë krijuar lidhje të forta jetësore me vendin dhe natyrisht, dëshirojnë të qëndrojnë këtu”.
“Jemi kundër me tërësinë e politikës antiemigrative dhe ligjshmërisë së BE-së dhe qeverive greke, që kërkojnë selektivisht emigrantë për nevojat e kapitalit, si krahë i lehtë pune për tu shfrytëzuar, duke shtyrë të tjerët në greminë”, shënohet në promemorie, dhe shtohet: “Jemi të mendimit se njerëzit e përndjekur nuk mund të ndahen në të huaj dhe vendas, në të ligjshëm dhe të paligjshëm. Luftojmë për një politikë tërësisht tjetër që do të kontribuojë edhe në përballimin e arsyeve të emigracionit, që do të lehtësojë pasojat për vendin tonë”.

“Lufta” për Kartën



Intensifikohen, çdo ditë e më shumë, presionet ndaj Kryepeshkëvit Ieronimos dhe anëtarëve të Këshillit të Shenjtë, për Kartën e Qytetarit që pritet të vihet në qarkullim deri në fund të vitit.
Në protestën e dytë masive për Kartën (e para qe realizuar në Dhjetor) lëvizje kishtare, klerikë dhe qytetarë të thjeshtë, u mblodhën mesditën e së dielës më 6 Shkurt , përpara Parlamentit, duke mbajtur pllakate dhe banderola dhe duke hedhur thirrjet “Grekë Ortodoksë Rezistoni” dhe “Jo dosjeve”.
Gjithashtu, Komiteti Organizativ kundër Kartës së Qytetarit, parashiko të organizojë një tjetër grumbullim popullor, në 27 Mars 2011, të Dielën e Faljes përpara Kryqit.

Protestat në Egjipt dhe Tunizi, ndoshta favorizojnë lëvizjen turistike drejt Greqisë, sipas një gazete belge



Protestat në Egjipt dhe në Tunizi, pritet të favorizojnë lëvizjen turistike drejt Greqisë, shkruan sot gazeta belge Le Soir, duke shënuar se Tunizia përbën destinacionin e katërt të preferuar në Belgjikë dhe Egjipti të pestin.
“Këtë fundjavë , në Sallonin Turistik në Bruksel, dalluam se vizitorët kërkonin më shumë informacion  për Greqinë ose Turqinë”, shënoi drejtues i agjencisë Thomas Cook, duke nënvizuar megjithatë se, nga interesimi deri tek rezervimi i vendeve, janë disa faza. Tani, shënon gazeta, interesi është për pushimet dimërore, në lojnat dimërore. Rezervimet për pushimet verore realizohen gjatë muajve Mars- Prill. Sivjet, mund të realizohen edhe më vonë, për shkak të pushimeve të Karnavaleve (7-11 Mars) dhe të Pashkëve ( 11-25 Prill0, që sivjet përkojnë disi vonë.

Arabia Saudite: Fushatë në Facebook për zbatimin e reformave politike, shoqërore dhe ekonomike



Një grup saudarabësh nisi fushatë në Facebook për zbatimin e reformave politike, shoqërore dhe ekonomike në Arabinë Saudite, ku kërkohet vendosja e monarkisë Kushtetuese.
Grupi, që numëron rreth 2000 anëtarë, titullon fushatën “populli kërkon reformimin e sistemit”, duke parapelizuar thirrjen kryesore të demonstruesve egjiptianë “populli kërkon rënien e sistemit”. Në manifest bëhet lutje për vendosjen e “monarkisë demokratike” dhe “zhvillimin e zgjedhjeve”.
Monarkia totalitare e Arabisë Saudite, organizoi në vitin 2005 zgjedhjet e para plotësuese në historinë e vendit, pa pjesmarrjen e grave.

Këshilli i Evropës: Fëmijët e emigrantëve nuk duhet të mbahen në ambiente izolimi



Fëmijët e emigrantëve nuk duhet të mbahen në ambientet e pritjes dhe izolimit, thekson Këshilltari për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës Tomas Hammarberg.
Frikën dhe pasigurinë përjetojnë fëmijët e emigrantëve, që mbërritën të pashoqëruar ose me prindërit e tyre në shtetet Evropiane dhe mbahen në burgje ose në ambiente për pritjen e emigrantëve, edhe pse vet ata nuk kanë kryer asnjë vepër penale, nënvizon Këshilltari për të drejtat e njëriut të Këshillit të Evropës Tomas Hammarberg.
Në shumicën e rasteve, thekson, fëmijët e emigrantëve nuk kanë të drejtë të gëzojnë shërbime shëndetësore dhe arsimimi dhe janë të pambrojtur ndaj akteve të dhunës.
Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta statistike, analizat e shërbimeve të OKB-së dhe OJQ-ve vërtetojnë se mijra fëmijë emigrantësh vazhdojnë të mbahen sistematikisht, me gjithë vërejtjet e Këshillit të Evropës dhe Bashklimit Evropian, sqaron Këshilltari.

E Majta Demokratike shpreh shqetësimin për lënien pezull të marrëveshjes trepalëshe për Parkun e Prespës



Shqetësimin e saj shpreh partia e Majta Demokratike, për mos zbatimin e marrëveshjes trepalëshe Greqi – Shqipëri – FYROM, ku parashikohet “Mbrojtja dhe Zhvillimi i Parkut të Prespës”. Sipas marrëveshjes në fjalë, të tre vendet u zotuan zyrtarisht të krijojnë, me mbështetjen energjike të BE, mekanizëm bashkëpunimi ndërkufitar për mbrojtjen e ambientit dhe zhvillimin ekonomik të lagunës së Prespës.
Tre vendet dhe Bashkimi Evropian, detyrohen ligjërisht ,tashmë, për krijimin e strukturave të bashkëpunimit me qëllim zhvillimin e strategjive të përbashkëta dhe të zbatojnë masa, sa për mbrojtjen e ambientit aq edhe për aktivitetet njerëzore në zonë sikurse janë bujqësia, peshkimi, turizmi, infrastruktura etj. Gjithashtu, marrëveshja vë në plan të parë tema të rëndësisë së veçantë, siç janë menaxhimi i ujrave, përmbledhur edhe planifikimit të skemave për menaxhimin përfundimtar të ujrave rrjedhëse të lagunës, sikurse parashikon Udhëzimi Evropian për Ujrat, si dhe të ngritjes së grupit të punës për nxitjen dhe zabtimin efikas të kësaj teme të rëndësishme.

Konsultë qeveritare, ndën mbikqyrjen e J.Papandreut, për emigracionin e paligjshëm



Problemi i emigracionit të paligjshëm ishte në epiqendër të konsultës së sotme të mbikqyrur nga kryeministri Jorgos Papandreu në Parlament, ku morën pjesë ministri i Brendshëm Jannis Ragusis, Mbrojtjes së Qytetarit Hristos Papuçis, Punësimit Luka Kaceli, zëvendësministri Jorgos Kutrumanis dhe ndihmës ministrat Anna Dalara dhe Hristos Ajdhonis.
Konsulta kishte më tepër karakter hulumtues përmes hedhjes së propozimeve, teksa pritet brenda një afati dhjetëditor të zhvillohet edhe një e dytë, sërish ndën mbikqyrjen e kryeministrit.
Gjatë konsultës u propozua “zbutja” e maksimumit për  grumbullimin e ensimave (ditët e punës që vlejnë për rinovimin e lejes së qëndrimit që arrijnë në 400 për dy vjet), me qëllim të mos dalin nga ligjshmëria emigrantët, dhe paralelisht ministritë e Brendshme dhe të Punësimit do të paraqesin një plan analize dhe kategorizimi të atyre që janë të paligjshëm.

J.Petalotis për emigrantët: “Qëndrimi i qeverisë nuk ndryshon, nuk do të ketë ligjërime masive”



“Eshtë në fuqi pozicioni ynë se nuk do të ketë asnjë ligjërim masiv ose të veçantë, pa përmbushje të dispozitave ligjore dhe nuk do të sprapsemi sepse asnjë veprim nuk mund të përmbys ligjshmërinë e veprimeve të shtetit grek”.
Këtë theksoi zëdhënësi i qeverisë  Jorgos Petalotis pasi u pyet – me rastin e konsultës ndërministrore të mbikqyrur nga  kreminsitri për emigrantët – nëse qeveria kërkon ndonjë formulë për ligjërimin e emigrantëve që plotësojnë kushtet juridike, por nuk munden të mbledhin ditët e nevojshme të punës për të rinovuar lejen e qëndrimit.
“Çdo çështje tjetër ekziston, natyrisht që analizohet por pa patur diçka konkrete dhe natyrisht duke mbajtur parasysh interesat shoqërore dhe ligjshmërinë të cilën me asnjë mënyrë nuk do pranojmë që të shkelet”, nënvizoi.


e shtunë, 22 janar 2011

6 arreste per vrasjen nga kryeministria!

TV NEWS24 fokuson pamjet e vrasjes së njërit prej protestuesve para derës së kryeministrisë. gjatë protestës së dhunshme anti-qeveritare të organizuar dje nga Opozita e Bashkuar para selisë së kryeministrisë në bulevardin "Deshmoret e Kombit". Ndërsa jashtë kangjella të kryeministrisë, (nga piramida) qëndrojnë demonstruesit nga brenda ambjenteve të selisë qeveritare qëllohet me armë. Nga mënyra se si ka rënë në tokë viktima, kuptohet se plumbi që i mori jetën të ketë ardhur nga brenda oborrit të kryeministrisë.

Kamera fokuson momentin kur një ushtar i ulur në gjunjë në krah të godinës së kryeministrisë qëllon me automatik dhe një demonstrues bië në tokë mbrapsht.
Burri bie në tokë pa ndenja dhe merret në krahë nga demonstruesit e tjerë. Viktima mendohet të jetë 42 vjecari nga Gjirokastra Ziver Veizi. Ndërkaq jo shumë metra larg tij, kamera e NEWS24 fokuson dhe një tjetër të ri të shtrirë buzë trotuarit, ndërsa të tjerët përpiqen të vijnë në ndihmë.


Tre të vdekur dhe 61 të plagosur rëndë është bilanci i përleshjeve të ashpra mes demonstruesve dhe forcave të rendit. Nga të plagosurit rëndë, por pa rrezik për jetën, janë 31 civilë dhe 27 policë. Viktimat jane Faik Myrto, 50-vjeç nga Fieri Ziver Veizi, 48 vjeç nga Gjirokastra Hekuran Deda nga Dibra. Mes të plagosurve është dhe gazetari Fatos Mahmutaj, i cili ka marrë një plumb në krah.

PROKURORIA, URDHËR ARRESTI PËR 6 DREJTUES TË GARDËS 

Është krim të jesh opozitar?


Nga Mustafa Nano
Ora është 19.30. Agjencitë e huaja të lajmeve kanë zënë ta vënë si lajm të parë atë që ndodhi sot në Tiranë. Ndërsa ne të këtushmit jemi duke bërë bilancin e ditës. Janë tre të vrarë. Policia shqiptare pra ka vrarë tre vetë. Dhe ka lënduar disa dhjetra. Deri tani nuk ka folur asnjë nëpunës i shtetit, aq më pak ndonjë dinjitar i lartë, për këta tre shqiptarë, që nuk jetojnë më. Askush nuk jep një version zyrtar të ngjarjeve tragjike; askush nuk shpjegon rrethanat; askush nuk shkon në spital të interesoshet për të plagosurit. Dhe nuk ka se si të shkojë, pasi ata shqiptarë janë vrarë e plagosur për krimin e vetëm që kanë qënë opozitarë. Në vitin 2011 në Shqipëri është krim të jesh opozitar. Por vini re: jo krim që ndiqet penalisht në shkallët e sallat e gjykimit, por krim që ndëshkohet aty për aty, me vendim snaiperash. Nuk është kështu, zotërinj të policisë? Na jepni versionin tuaj, atëherë! Na shpjegoni pse u vranë këta të tre! Çfarë ishin duke bërë kur u vranë? Ishin duke linçuar ndokënd? Kishin vënë poshtë ndonjë polic, dhe po e mbysnin apo po i zinin frymën? Duhet një shpjegim. Duhet shpjegimi, jo për të marrë vesh ndonjë rrethanë që justifikon egzekutimin e tre shqiptarëve (nuk ka rrethana të tilla në ngjarjen e sotme; vërtet, është e përligjur të vrasësh dikë që po qëllon me gurë kundër policëve?), por për të marrë vesh se vrasjet janë bërë me logjikë të ftohtë kriminale.

e shtunë, 18 dhjetor 2010

Akuzat e deputetit Marty mund të ndikojnë në marrëdhëniet e Kosovës me Perëndimin


Akuzat për krim të organizuar dhe trafikim organesh ndaj kryeministrit Hashim Thaçi dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të bëra nga parlamentari Dik Marti në raportin e tij, rrezikojnë të pengojnë përpjekjet e Prishtinës për të siguruar njohjen e plotë të pavarësisë së saj dhe mund të kenë ndikime të mëdha në marrëdhëniet e shtetit të ri me Perëndimin.
Raporti pretendon se në baza të tilla si kjo e ashtuquajtur “Shtëpi e Verdhë” në Shqipëri, pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë vrarë deri në 500 të burgosur dhe u kanë hequr organet për t’i shitur në tregun e zi ndërkombëtar.
Autori i tij, raportuesi i Këshillit të Evropës, Dik Marti, thotë se krimet u mbuluan pas luftës në Kosovë.
"Kjo dihej nga shumë njerëz të cilët privatisht e pohonin se e dinin por për arsye politike kishin vendosur të mos flisnin," tha zoti Marti.
Raporti madje cilësonte Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, si kreun e një bande kriminale që përfitonte nga tregtia e organeve dhe që merrej me vrasje dhe trafikim droge.
Zoti Thaçi, partia e të cilit fitoi në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit, thotë se këto akuza janë përpjekje për të hedhur baltë mbi udhëheqësit e vendit.

e hënë, 13 dhjetor 2010

Η “Οδός Μεταναστών”

Αλλάζει ο εμπορικός χάρτης ενός από τους πλέον τραγουδισμένους δρόμους της Αθήνας, ως αποτέλεσμα αλλοίωσης της πληθυσμιακής ταυτότητας της ευρύτερης περιοχής...
Η συνέχεια στο Ο Δρόμος με τις Φάμπρικες

e martë, 9 nëntor 2010

Dështimi i pritshëm: Shqipëria nuk përmbush kushtet për statusin e vendit kandidat


Komisioni europian njoftoi sot se Shqipëria nuk i ka përmbushur kushtet për të marrë statusin e vendit kandidat. Vendimi është bërë sot i ditur në Bruksel dhe ai shoqërohet nga një analizë e detajuar e zhvillimeve në të gjitha fushat në Shqipëri. Vendimi vjen një ditë pasi dje bashkimi europian miratoi heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë dhe ata boshnjakë.
Komisioni Europian ka përpiluar një dokument voluminoz prej 120 faqesh ne të cilin ai analizon në mënyrë të detajuar të gjitha zhvillimet në Shqipëri dhe përputhshmërinë me kriteret e Kopenhagenit. Ndër to siç edhe është paralajmëruar disa herë, të një rëndësie të veçantë janë kriteret politike, ku duket se në pjesën më të madhe të tyre Shqipëria ka ngelur në klasë.
”Efikasiteti dhe qëndrueshmëria e institucioneve demokratike nuk është përmbushur në mënyrë të kënaqshme. Institucionet dhe procedurat parlamentare nuk funksionojnë si duhet” vëren komisioni sipas të cilit “Parlamenti nuk ushtron mbikqyrje efektive dhe kontroll mbi qeverinë. Dialogu politik është konfrontues dhe jo konstruktiv, jo vetëm për shkak të ngërcit politik që zgjat që prej zgjedhjeve të 2009”. Qeveria dhe opozita ndajnë përgjegjësinë për arritjen, përmes një rruge transparente dhe në respekt të kushtetutës, zgjidhjet e duhura për ecjen e vendit drejt integrimit europian, cilëson Komisioni. Situata aktuale politike sipas komisionit rrezikon polarizimin e thellë dhe të tejzgjatur me pasoja serioze përsa i përket aftësisë së klasës politike për arritjen e kompromisit dhe gjetjen e konsensusit për reformat kyce.